Manchester City ka dhuruar një paraqitje spektakolare në derbin e madh të Manchesterit, duke mposhtur me rezultat bindës 3-0 rivalin United në ‘Etihad’.
Manchester City – Manchester Unted 3-0
Ndeshja nisi me dominim të “qytetarëve” dhe epërsia erdhi që në minutën e 18-të, kur Phil Foden u hodh me guxim mbi krosimin e Jeremy Doku-t dhe realizoi me kokë një gol të bukur, duke mos i lënë asnjë shans portierit Bayindir.
Në pjesën e dytë, City vazhdoi spektaklin. Në minutën e 53-të, Erling Haaland shënoi një gol të mrekullueshëm me një parabël delikate mbi portierin, pas një pasimi perfekt nga Doku.
Sulmuesi norvegjez vulosi fitoren në minutën e 68-të, kur pas asistit të Bernardo Silva-s, depërtoi në zonë dhe me një goditje të fuqishme mposhti sërish Bayindir për rezultatin final 3-0.
Një disfatë e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Amorim, e dyta në katër ndeshjet e para në Premier League. Me këtë humbje, duket se e ardhmja e portugezit në stolin e “Djajve të Kuq” është vënë në pikëpyetje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: