Armando Broja ka bërë debutimin e tij në Premier League me fanellën e Burnley-t, por mbrëmja e tij e veçantë u shoqërua me një fund dramatik. Skuadra e tij u mposht 1-0 nga Liverpool-i, pas një penalltie të realizuar nga Mohamed Salah në minutën e 95-të.
Gjatë gjithë ndeshjes, Liverpool-i e mbajti lojën nën kontroll, duke sulmuar vazhdimisht në kërkim të golit. Burnley tentoi të përgjigjej me kundërsulme, por nuk arriti të krijonte rrezik të madh në portën e Alisson-it.
Rreth minutës së 80, trajneri Scott Parker vendosi ta aktivizonte Brojën. Megjithatë, ndëshkimi me karton të kuq i Ugochukwu-t bëri që debutimi i sulmuesit shqiptar të shtyhej. Ai hyri në fushë në minutën e 89-të, me detyrën për të mbrojtur dhe për të shfrytëzuar hapësirat në kundërsulm.
Burnley dukej se po e mbronte barazimin deri në fund, por në minutën e 93-të Hanibal shkaktoi penallti pas një prekjeje me dorë në zonë. Salah e shndërroi në gol pa vështirësi, duke i dhënë Liverpool-it tri pikë të tjera dhe duke e mbajtur skuadrën në krye të renditjes me pikë të plota.
Një debutim i hidhur për Brojën, i cili do të kërkojë të ketë më shumë minuta dhe të lërë gjurmë në ndeshjet e ardhshme me Burnley-n.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: