Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë në Zvicër, 5 prej tyre në formacionin e javës

Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë në Zvicër, 5 prej tyre në formacionin e javës

16:20, 14/09/2025

Futbollistët shqiptarë po lënë gjithnjë e më shumë gjurmë në futbollin zviceran. Në javën e shtatë të kategorisë së dytë zvicerane (Challenge League), plot pesë lojtarë shqiptarë janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës, sipas vlerësimeve të “Sofascore”.

Shkëlqim Demhasaj ishte lojtari me notën më të lartë të javës, duke marrë 9.3 pas një performance të shkëlqyer. Krahas tij, edhe sulmuesi Armando Sadiku gjeti rrugën e rrjetës dhe u vlerësua me notën 7.9, duke u përfshirë mes më të mirëve.

Në mesin e fushës u dallua Valon Fazliu, i cili mori vlerësimin 7.4. Në repartin defensiv, Denis Simani u rendit me notën 7.8, duke treguar siguri në prapavijë.

Ndërkohë, në portë spikati Gentrit Muslija, i cili me notën 8.2 u bë një nga protagonistët kryesorë të javës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco