Shkëlqeu me gol dhe asist, sulmuesi shqiptar vlerësohet sërish më i miri i ndeshjes në Angli

Shkëlqeu me gol dhe asist, sulmuesi shqiptar vlerësohet sërish më i miri i ndeshjes në Angli

15:51, 14/09/2025

Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol si dhe asistoi në Championship.

Për paraqitjen e djeshme, Mehmeti është më i vlerësuari i “Sofascore”.

Nota 8 është edhe më e larta e ndeshjes dhe për të nuk është hera e parë këtë sezon, që qëndron mbi të tjerët.

Mehmeti e tentoi portën pesë herë, ndërsa një herë goditi edhe shtyllën. Dy prej pasimeve të tij ishin kyçe në ndeshje.

Padyshim që ky fillim sezoni e sheh si protagonist te Bristol Siti. E njëjta situatë ishte edhe vjet në Championship me sulmuesin shqiptar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco