Saga e Alejandro Garnacho-s përfundoi të shtunën e kaluar, kur ai ndoqi nga tribuna ndeshjen Chelsea–Fulham në “Stamford Bridge”, përpara se transferimi të zyrtarizohej. “Blutë” paguan rreth 45 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa lojtari festoi kalimin në rrjetet sociale.
Dy ditë më pas, sulmuesi anësor iu drejtua tifozëve të Manchester United me një mesazh në Instagram, duke thyer më në fund heshtjen pas vendimit të Ruben Amorimit për ta larguar në fund të sezonit të kaluar.
“I dashur Manchester, pas pesë vitesh të paharrueshme, ky kapitull i veçantë i jetës sime merr fund. Krijuam momente që do të mbeten përgjithmonë me mua dhe jam shumë mirënjohës për këtë. Trajnerëve, stafit dhe shokëve të skuadrës, faleminderit që besuat tek unë. Sa herë që vesha këtë fanellë, dhashë gjithçka që kisha”, shkroi Garnacho.
“Po largohem krenar për atë që arritëm së bashku dhe i emocionuar për atë që më pret. I uroj klubit vetëm suksese në të ardhmen, ndërsa mezi pres të jap më të mirën në kapitullin e ri të karrierës sime”, përfundoi ai.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: