Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Inter, goditja e fundit në merkato: vjen nga City mbrojtësi zviceran, ishte pranë Milanit

Inter, goditja e fundit në merkato: vjen nga City mbrojtësi zviceran, ishte pranë Milanit

16:50, 01/09/2025

Interi ka realizuar një surprizë në orët e fundit të merkatos duke siguruar shërbimet e Manuel Akanji nga Manchester City. Mbrojtësi zviceran, 30 vjeç, pritet të mbërrijë në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.

Sipas medieve italiane, marrëveshja është arritur me formulën e një huazimi me pagesë prej 1 milion eurosh, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 15 milionë euro. Ky opsion do të kthehet në detyrim blerjeje në rast fitimi të titullit kampion nga zikaltrit. Aktualisht, palët po përpunojnë detajet e fundit të marrëveshjes.

Në të njëjtën kohë, Benjamin Pavard është gjithnjë e më pranë largimit nga Milano. Francezi, që mbërriti nga Bayerni dy sezone më parë, është në prag transferimi te Marseille. Pavard, titullar në skuadrën që fitoi kampionatin e dytë historik në vitin 2024, këtë sezon kishte debutuar nga minuta e parë kundër Torinos. Largimi i tij pritet të ndodhë me formulën e huazimit.

Me ardhjen e Akanji-t, Interi siguron një element me eksperiencë ndërkombëtare dhe fleksibilitet taktik, i cili shihet si përforcim vendimtar për repartin e prapavijës, sidomos në prag të angazhimeve në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco