Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

E kryer/ Donnarumma lojtar i City-t, detajet e kontratës

E kryer/ Donnarumma lojtar i City-t, detajet e kontratës

16:17, 01/09/2025

Pep Guardiola është gati të mirëpresë Gigio Donnarumma-n te Manchester City. Klubi anglez ka arritur një marrëveshje me PSG-në me vlerë rreth 40 milionë euro. PSG-ja, që fillimisht kishte kërkuar 50 milionë, e refuzoi ofertën e parë prej 30 milionë eurosh: palët u takuan në gjysmë të rrugës. Ky është transaksioni i parë në histori mes dy klubeve. “Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re” – tha portieri ekskluzivisht për TMW, në dalje nga vizitat mjekësore të kryera në Firence. Në këtë pikë mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi.

Për portierin e Kombëtares, i lënë jashtë planeve nga Luis Enrique pas një sezoni triumfues, që solli fitoren e Champions League për ekipin parisien, është gati një kontratë pesëvjeçare me 12 milionë euro neto në vit. Drita jeshile për aventurën e Donnarummas në Premier League erdhi pas marrëveshjes mes Manchester City-t dhe Fenerbahçes për portierin brazilian Ederson, mbi bazën e 13 milionë eurove plus 2 milionë bonus. Vizitat mjekësore do të kryhen drejtpërdrejt në grumbullimin e Covercianos me Kombëtaren.

“Premier League është kampionati për të cilin aspiron Gigio” – kishte thënë ekskluzivisht për Sportmediaset agjenti i tij, Enzo Raiola. Tani dëshira është bërë realitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco