Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Festimi i pazakontë, Vinicius zbulon pasionin e tij të madh jashtë futbollit

Festimi i pazakontë, Vinicius zbulon pasionin e tij të madh jashtë futbollit

15:36, 01/09/2025

Real Madridi mposhti 2-1 Mallorca në “Santiago Bernabeu”, në javën e tretë të La Liga-s, në një ndeshje që shënoi rikthimin e Vinicius Junior në formacionin titullar.

Braziliani realizoi edhe golin e parë të tij për këtë sezon, të cilin e shoqëroi me një festim të veçantë.

Pas golit, sulmuesi bëri një gjest me duar, që ngjante si goditje me raketë.

Vetë Vinicius sqaroi më pas se ishte një “raketë” padeli, në nder të mikut dhe kampionit spanjoll të këtij sporti, Juan Lebron, tifoz i zjarrtë i Real Madridit, i pranishëm në stadium.

“Pak padel në Bernabeu”, – shkroi Vinicius në Instagram, duke etiketuar Lebron. Ky i fundit iu përgjigj menjëherë: “Më i miri”. Marrëdhënia e tyre është e hershme. Në janar, gjatë pezullimit, Vinicius e ftoi për herë të parë Lebron për një ndeshje padeli, duke ndarë pasionin e tij të madh jashtë futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco