Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Asensio largohet nga PSG-ja pas dy sezonesh, klubi i ri i spanjollit

Asensio largohet nga PSG-ja pas dy sezonesh, klubi i ri i spanjollit

14:48, 01/09/2025

Marco Asensio do të bëhet lojtar i ri i Fenerbahçes në orët e ardhshme, duke lënë PSG-në.

Lojtari spanjoll raportohet se ka mbërritur tashmë në Stamboll për të kompletuar transferimin.

Sezonin e fundit, Asensio kishte luajtur në huazim tek Aston Villa, ku regjistroi 8 gola në 21 paraqitje.

Villa kishte shprehur dëshirën ta blinte, por kufizimet financiare të Premier League nuk e lejuan këtë.

Asensio ishte transferuar te PSG-ja në vitin 2023 nga Real Madridi, pa pagesë, pas 8 sezonesh të suksesshme në klubin e bardhë, ku fitoi 3 Champions League dhe 3 tituj të La Liga-s. Me PSG-në ai kontribuoi në triumfet e Ligue 1, ndërsa me kombëtaren spanjolle ka 38 paraqitje, duke marrë pjesë në Botëroret 2018 dhe 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco