Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Plas te Brazili, Neymar përgënjeshtron Ancelottin që nuk e thirri në kombëtare

Plas te Brazili, Neymar përgënjeshtron Ancelottin që nuk e thirri në kombëtare

13:07, 01/09/2025

Periudha inauguruese e Carlo Ancelottit si trajner i Brazilit ka hasur “turbulencat” e para.

Pas barazimit 0-0 ndaj Fluminense, Neymar foli rreth mungesës së tij në listë për ndeshjet kundër Kilit dhe Bolivisë.

Ylli brazilian u shpreh se vendimi i trajnerit italian ishte “teknik” dhe nuk kishte lidhje me gjendjen e tij fizike.

Megjithatë, versioni i Ancelottit ishte ndryshe. Në momentin e shpalljes së listës, italiani theksoi se Neymar kishte pasur një problem të vogël fizik, ndaj nuk kishte arsye të rrezikohej në këto sfida, pasi Brazili tashmë është i kualifikuar për Botërorin 2026.

Ky interpretim i ndryshëm mes lojtarit dhe trajnerit ka ndezur diskutime në media, duke shtuar presionin mbi Ancelottin në fillimin e aventurës së tij me “Seleçãon”.

Neymar, i cili mbetet një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares braziliane, duhet të rikthehet në 100% të formës për të qenë pjesë e kompeticionit më të madh, Botërorit të vitit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco