Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Dëmtohet mesfushori i Manchester Cityt, dy muaj jashtë fushe

Dëmtohet mesfushori i Manchester Cityt, dy muaj jashtë fushe

11:25, 01/09/2025

Mesfushori i Manchester Cityt, Rayan Cherki, pësoi një dëmtim në kofshë gjatë humbjes kundër Brighton dhe do të mungojë për të paktën dy muaj.

Kjo është një tjetër goditje për Pep Guardiola, i cili e nisi sezonin me dy humbje në tre ndeshje.

Lajmin e kësaj mungese të gjatë e konfirmoi vetë trajneri spanjoll.

Për pasojë, lojtari që erdhi këtë verë nga Lyon për 34 milionë euro do të humbasë si ndeshjen e ardhshme në derbi ashtu dhe përballjen ndaj Arsenalit në kampionat.

I pyetur për mungesën e 21-vjeçarit, Guardiola tha se mesfushori mund të jetë jashtë për të paktën dy muaj.

Lojtari do të mungojë edhe në disa ndeshje të Champions League, ato ndaj Napolit, Monacos dhe Villarrealit.

Cherki ka bërë dy paraqitje për Cityn deri tani, duke shënuar nga stoli në debutimin e tij në Wolves dhe duke qenë titullar në humbjen e skuadrës së tij ndaj Tottenhamit.

Mungesa e tij është një goditje e rëndë për “citizens”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco