Agim Ademi përgëzon Dritën për kualifikimin historik në fazën e grupeve të Conference League

Agim Ademi përgëzon Dritën për kualifikimin historik në fazën e grupeve të Conference League

22:43, 28/08/2025

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka shprehur urimet e tij më të ngrohta për Drita FC, pas kualifikimit të klubit në fazën e grupeve të UEFA Conference League për herë të parë në histori.

Në një postim të fundit, ai theksoi se ky sukses përbën një “sukses të madh për futbollin e Kosovës në arenën evropiane”.

Ademi duket i impresionuar nga arritja e klubit nga Gjilani, që dëshmon “organizimin teknik të klubit”, përkushtimin e lojtarëve dhe vizionin e trajnerit Zekirija Ramadani.

Ai falënderoi dhe tifozët e Dritës, Intelektualët, duke vlerësuar motivimin e tyre si një faktor kyç:

“Urime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Intelektualët’, që besuan, punuan dhe në fund ia dolën t’i gëzohen këtij suksesi”.

Sipas Ademit, suksesi i Dritës është një dëshmi e qartë që futbolli i Kosovës po ecën në drejtimin e duhur dhe përgatitet për të përfaqësuar denjësisht vendin në arenën evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco