Tronditet Beshiktashi i Ernest Muçit, eliminohet nga Conference League

Tronditet Beshiktashi i Ernest Muçit, eliminohet nga Conference League

21:17, 28/08/2025

Beshiktashi ka pësuar një tronditje të madhe në Europë. Skuadra e Ernest Muçit është eliminuar në “play-off” të Ligës së Konferencës nga Luzana, që fitoi 0-1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë. Ishte Butler-Ojedeji që gjeti rrugën e rrjetës për miqtë.

Avantazhi minimal mjaftoi pasi takimi i parë në Zvicër ishte mbyllur në barazim 1-1.

Ernest Muçi u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi shqiptar është rikuperuar tashmë nga dëmtimi, ndërsa në anën tjetër Milot Rashica mungoi pikërisht për shkak të një dëmtimi muskulor.

Për Luzanën u aktivizua nga stoli Alban Ajdini. Sulmuesi shqiptar gëzon kështu kualifikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco