Vllaznia Futsal arriti fitoren e parë në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025-2026, në grupin B, duke mposhtur skuadrën islandeze Ísbjörninn.
Takimi i zhvilluar në Parkun Olimpik, në Tiranë, u mbyll me triumfin e kuqebluve 4-0.
Golat e fitores u shënuan nga Tafić, Gokaj, Lolovic dhe Mustafaj. Trajneri Arben Xhaferi e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Behari (GK), Gjoklaj, Lolovic, Gokaj dhe Tafili (C).
Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Tafić, ndërsa Gokaj dyfishoi rezultatin në minutën e 13-të.
Në pjesën e dytë, dominimi i kuqebluve vazhdoi. Lolovic realizoi golin e tretë dhe Mustafaj vulosi shifrat në 4-0.
Në mbrëmje, në orën 20:00, do të zhvillohet ndeshja tjetër e grupit B, mes Bajo Pivljanin dhe Tigers Roermond.
UEFA Futsal Champions League 2025-2026
Tigers Roermond-Ísbjörninn 12-2
Bajo Pivljanin-Vllaznia Futsal 4-2
Vllaznia Futsal-Ísbjörninn 4-0
Bajo Pivljanin-Tigers Roermond
28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
Ísbjörninn-Bajo Pivljanin
30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Vllaznia Futsal-Tigers Roermond
30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: