Probleme të reja për Milanin në prag të sfidës së kampionatit kundër Leçes. Ardon Jashari, mesfushor i ardhur vetëm pak javë më parë nga Club Brugge, ka pësuar një dëmtim serioz gjatë një përplasjeje në stërvitje me Santiago Gimenez. Sipas “Sky Sport”, bëhet fjalë për një problem të rëndë në fibula, që mund ta mbajë lojtarin jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Lajmi u konfirmua edhe nga Massimiliano Allegri në konferencën për shtypin, ku trajneri kuqezi u shpreh:
“Jashari është një lojtar i fortë dhe me personalitet. Fatkeqësisht u dëmtua sot në një duel dhe nuk do të jetë nesër. Është një mesfushor që mund të luajë para mbrojtjes ose në një dyshe në mesfushë, por tani duhet të presim analizat mjekësore”.
Në orët e ardhshme pritet njoftimi zyrtar nga klubi për gjendjen e lojtarit, ndërkohë që tifozët dhe stafi i Milanit shpresojnë që dëmtimi të mos jetë aq i rëndë sa frikësohet fillimisht.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: