Kriza e thellë e Manchester United/ Amorim i dorëzuar, Zidane mund të jetë zëvendësuesi?

Kriza e thellë e Manchester United/ Amorim i dorëzuar, Zidane mund të jetë zëvendësuesi?

15:01, 28/08/2025

Pas humbjes skandaloze në Carabao Cup kundër ekipit të kategorisë së katërt, Grimsby Town, situata te Manchester United duket më e vështirë se kurrë, duke vendosur në rrezik postin e trajnerit portugez Ruben Amorim.

Pamjet që tregojnë Amorim-in duke lëvizur si i çmendur magnetet në tabelën taktike, ndërsa skuadra e tij pëson humbje të turpshme, janë bërë simbol i një nga momenteve më të ulëta të klubit në vitet e fundit. Përtej ironisë, fakti që një nga klubet më të pasura në botë eliminohet nga një skuadër e ligës së katërt është tronditës.

NĂ« konferencĂ«n pas ndeshjes, Amorim u shpreh qartĂ«: “Sot lojtarĂ«t e mi shprehĂ«n hapur atĂ« qĂ« duan. Mendoj se Ă«shtĂ« e lehtĂ« ta kuptosh. Tani tĂ« pĂ«rqendrohemi te ndeshja e ardhshme dhe mĂ« pas do tĂ« ndalojmĂ« pĂ«r ndeshjet e KombĂ«tareve, pĂ«r tĂ« analizuar gjithçka. ËshtĂ« detyra ime tĂ« kuptoj çfarĂ« ndodhi; problemi Ă«shtĂ« mĂ« i madh se rezultati vetĂ«, dhe ndonjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« shumĂ«.”

Me ambientin brenda dhomës së zhveshjes kundër Amorim-it dhe rezultatet negative, largimi i tij duket i pashmangshëm. Sipas medieve britanike, kandidati kryesor për të marrë drejtimin është Zinedine Zidane, i njohur për aftësinë e menaxhimit të ekipeve të mëdha. Analistët theksojnë se, kur shpenzimet janë të mëdha dhe rezultatet mungojnë, klubet zakonisht zgjedhin profile si ai. Dhe së paku, Zidane nuk përdor magnetet


NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, Manchester United duket nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« “rituali shpĂ«timi” pĂ«r tĂ« rikthyer stabilitetin dhe respektin e humbur nĂ« futbollin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco