Mourinho, jashtë Champions-it: Benfica e meritoi, tani objektivi ynë është Europa League

Mourinho, jashtë Champions-it: Benfica e meritoi, tani objektivi ynë është Europa League

09:29, 28/08/2025

José Mourinho nuk bëri dramë pas eliminimit nga Champions League. Fenerbahçja e tij u mposht 1-0 në “Estádio da Luz” nga Benfica, duke u ndalur në fazën “play-off”, por “Special One” mbeti i ftohtë dhe realist në analizën e tij.

“Benfica në pjesën e parë jo vetëm që ishte më e mirë, por shumë më e mirë. Në të dytën ne luajtëm më mirë, por jo aq sa duhej. Krijuam dy raste të qarta, por kartoni i kuq na prishi ritmin. Në fund fitoi skuadra më e fortë dhe e meritoi plotësisht,” tha Mourinho, duke mos fshehur vlerësimin për kundërshtarin.

I pyetur për zgjedhjet taktike, portugezi shpjegoi: “Duran nuk ishte mirë fizikisht dhe nuk u stërvit siç duhet. Talisca ka personalitet dhe luan më mirë mes linjave, ndaj vendosa ta nis me të. Ne donim të kishim më shumë zotërim topi, por ia dolëm vetëm në pjesën e dytë. Nuk ka justifikime, fituan ata që ishin më të mirë.”

Mourinho e sheh këtë eliminim si një kthesë për sezonin: “Në Champions do të kishim pasur një kalendar më të ngjeshur, ndoshta tetë ndeshje. Tani, në Europa League, objektivi është i qartë: të shkojmë deri në fund dhe të luftojmë për trofeun.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco