Manchester United i Ruben Amorimit përjetoi një nga turpet më të mëdha të historisë së klubit, duke u eliminuar nga Grimsby, skuadër e kategorisë së katërt angleze, në 1/32 e Kupës së Ligës. Pas barazimit 2-2, “Djajtë e Kuq” u dorëzuan pas një serie të pafund penalltish (12-11).
Në përfundim të ndeshjes, Amorim foli për “Sky Sports”, duke pranuar se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur:
“Në fund nuk ka rëndësi nëse u rikthyem në lojë apo jo. Ajo që ka rëndësi janë shenjat që ekipi dha gjatë lojës, sidomos në fillim. Mendoj se skuadra më e mirë fitoi, e vetmja skuadër që ishte në fushë. Futbollistët më të mirë mund të humbasin, sepse një ekip i bashkuar mund të fitojë kundër çdo grupi lojtarësh. Sot, ata treguan më shumë, ndaj e pranoj: humbëm me meritë’, tha portugezi, duke u ndalur te mungesa e intensitetit.
Tekniku mohoi që fajin ta mbante portieri Onana, i cili gaboi te goli i dytë:
“Me gjithë respektin, kur humbet ndaj një skuadre të kategorisë së katërt, nuk është faji i portierit. Është gjithçka: atmosfera, mënyra si e përballuam ndeshjen, mungesa e presionit. Çdo detaj ka rëndësi. Sot lojtarët e mi folën në fushë, ndaj s’kam ç’të shtoj’.
Në fund, Amorim kërkoi ndjesë për tifozët:
“Ndoshta problemi më i madh është se po përsërisim të njëjtat gabime nga viti i kaluar. Kur humbet, por sheh diçka të re, është ndryshe. Por kur përsëritet e njëjta gjë, është zhgënjyese. Dua vetëm t’u kërkoj falje tifozëve. Ata na mbështetën jashtë mase, dhe për këtë nuk kam fjalë. Më vjen shumë keq”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: