Lionel Messi u rikthye me madhështi pas dëmtimit dhe udhëhoqi Inter Miamin drejt finales së Leagues Cup. Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Orlando City, duke i dhënë skuadrës së David Beckham një tjetër mbrëmje historike në Chase Stadium.
Pas pjesës së parë të mbyllur me disavantazh 0-1, Miami u rikthye falë yllit të saj kryesor. Messi barazoi në minutën e 77-të me penallti dhe në të 88-ën përmbysi gjithçka, pas një aksioni magjik me Jordi Alba-n, që rikujtoi kombinimet e tyre të lavdishme te Barcelona.
Një depërtim tipik i Messit në zonë, një pasim perfekt i Albas dhe një finalizim i klasit botëror: një skenë e njohur për dashamirësit e futbollit, që vazhdon të mbetet po aq magjike edhe sot. Inter Miami tashmë synon trofeun në finalen e madhe të Leagues Cup.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: