VIDEO/ Ruben Amorim përjeton turpin më të madh të karrierës, Man. United eliminohet nga ekipi i kategorisë së katërt

VIDEO/ Ruben Amorim përjeton turpin më të madh të karrierës, Man. United eliminohet nga ekipi i kategorisë së katërt

08:49, 28/08/2025

Manchester United i drejtuar nga Ruben Amorim ka përjetuar një nga humbjet më të turpshme të historisë së tij: u eliminua në 1/32 e Kupës së Ligës angleze nga Grimsby, skuadër e kategorisë së katërt, pas një serie dramatike penalltish (26 në total) që përfundoi 12-11.

Pas një sezoni zhgënjyes, portugezi kishte premtuar përmirësim dhe me investime të mëdha sidomos në sulm, pritej një tjetër fytyrë. Por fillimi i sezonit ka qenë i zymtë: vetëm një pikë në Premier League dhe tani ky eliminim.

Grimsby - Manchester United 2-2 (12-11 pen.)

Grimsby kaloi në avantazh të dyfishtë brenda tetë minutash me golat e Vernam dhe Warren, duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të Onana-s. United reagoi vonë: fillimisht Mbeumo ngushtoi shifrat në debutimin e tij, ndërsa Maguire barazoi në minutën e 90-të duke dërguar ndeshjen te penalltitë. Sesko madje humbi mundësinë e artë për të përmbysur rezultatin në fund.

Në lotarinë e 11-metërshave, gjithçka u vendos pas 26 goditjesh. Të dy portierët shënuan, Bruno Fernandes konvertoi dy herë, por Mbeumo, pasi kishte qenë shpëtimtari i ekipit, dështoi në goditjen e tij të dytë duke e dërguar topin në traversë. Kështu Grimsby siguroi një kualifikim historik, ndërsa Amorim përjetoi disfatën më të rëndë të karrierës së tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco