Fiorentina tërhiqet nga gara për Mirlind Dakun

Fiorentina tërhiqet nga gara për Mirlind Dakun

21:01, 27/08/2025

Fiorentina nuk është më e interesuar për transferimin e sulmuesit Mirlind Daku, i cili aktivizohet te Rubin Kazan.

Klubi italian e kishte në listën e ngushtë, por klubi ka preferuar një blerje më të lirë.  

Fiorentina kishte shprehur gatishmëri për ta transferuar Dakun për rreth 20 milionë euro, por situata ka ndryshuar.

Klubi italian së fundmi ka afruar sulmuesin italian Roberto Piccoli nga Caglairi për 12 milionë euro, duke ia mbyllur kështu derën transferimit të Dakut.

Aktualisht, për Dakun nuk ka oferta të tjera konkrete, megjithatë trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të tij.

“Nuk jemi të gatshëm të mbesim pa Dakun, pasi kemi vetëm dy sulmues. Kjo nuk duhet të ndodhë në një klub me synime të mëdha. Por nëse vjen një ofertë e mirë, nuk do të kemi çfarë të bëjmë”, deklaroi Rakhimov.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco