Interi mposhti Torinon me rezultatin 5-0. Kështu nisi sezonin i ri i zikaltërve në Seria A, ndërsa skuadra e Kivu funksionoi mjaft mirë.
Kasano ka folur pas ndeshjes së Interit me Torinon.
Ish-futbollisti i zikaltërve u kthye të komentojë largimin e Simone Inzagit.
“Inzagi e shkatërroi Interin, ai po mendonte largimin dhe po mendonte për paratë e arabëve. Inzagi duhet të fitonte 4 herë titullin nga 4 të mundshme, por e ktheu në katastrofë”, u shpreh Kasano.
Një sulm ky, për të cilin dukshëm Kasano nuk është kursyer aspak. Kujtojmë se karriera e Inzagit vijoi tek Al Hilal.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: