VIDEO/ Dita e parë e Kristjan Asllanit si lojtar i Torinos, pse zgjodhi fanellën me numër 32

VIDEO/ Dita e parë e Kristjan Asllanit si lojtar i Torinos, pse zgjodhi fanellën me numër 32

17:52, 27/08/2025

Kristjan Asllani është që nga fillimi i javës edhe zyrtarisht një lojtar i Torinos.

Dhe klubi tij i ri ka postuar videon e ditës së parë të tij si futbollist i këtij klubi.

Një ditë që fillonte që me zgjedhjen e numrit të fanellës së re nga Asllani.

“Pse numri 32? Se të gjitha ishin thuajse të zëna. (qesh) Më pëlqente 23, po ishte i zënë. Pastaj edhe 44 e kishte Ismajli. Ndaj mora 32, është e kundërta e 23”, tha duke qeshur mesfushori shqiptar.

Aty shihet se si lojtari kreu vizitat mjekësore, më pas bëri një xhiro në ambientet e stërvitjes dhe të klubit si dhe më pas momentin e firmës së futbollistit në kontratën e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco