Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Stadiumi i Vlorës nuk është gati, Flamurtari-Bylis do të luhet në Ballsh

Stadiumi i Vlorës nuk është gati, Flamurtari-Bylis do të luhet në Ballsh

15:58, 26/08/2025

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari-Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe orë, por në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Ky vendim i Komisionit të Ligave dhe Garave u mor pas dakordësisë së të dy klubeve, pasi stadiumi i Flamurtarit është nën rikonstruksion dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.

Gjithashtu, Komisioni i Ligave dhe Garave, në dakordësi me klubet, ka vendosur që ndeshja e fazës së dytë, Bylis – Flamurtari, të luhet në stadiumin “Flamurtari”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco