Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Debutoi me gol te Juventusi, Jonathan David: Shpresoja për një fillim si ky

Debutoi me gol te Juventusi, Jonathan David: Shpresoja për një fillim si ky

12:58, 26/08/2025

Juventusi fitoi 2-0 ndaj Parmës në javën e parë në kampionat dhe një nga protagonistët e suksesit bardhezi ishte sulmuesi Jonathan David.

I ardhur këtë verë, lojtari shënoi golin e parë për Juventus, në ndeshjen e tij të parë në Serie A.

“Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët, por jam shumë i lumtur që shënova golin tim të parë. Tifozët këtu po shtyjnë shumë dhe shpresoja për një fillim si ky me këtë fanellë”, ishin fjalët e Jonathan David pasi shënoi në debutimin e tij në Serie A për Juven.

“Qëllimi është të ndihmoj ekipin, të përpiqem të bëj më të mirën time, të ndihmoj si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe të përpiqem të bëj më të mirën time. Uroj që të vazhdojmë në këtë rrugë e fitojmë sa më shumë”, tha David në një deklaratë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco