Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Interi e nis me ‘5 yje’ sezonin e ri të Serie A

Interi e nis me ‘5 yje’ sezonin e ri të Serie A

09:07, 26/08/2025

Interi e ka nisur këtë edicion në Serinë A me një fitore mbresëlënëse 5-0 ndaj Torinos në javën e parë të kampionatit. Një dominim total i zikaltërve, të cilët masakruan skuadrën e re të Ardian Ismajlit e Kristjan Asllanit.

Të dy lojtarët e Kombëtares mungonin në ndeshjen e mbrëmshme, i pari për dëmtim dhe i dyti sepse nuk ishte plotësuar ende dokumentacioni për kalimin e tij nga Interi.

Dhe Torino tregoi pse ua ka nevojën, pasi shfaqi probleme pikërisht në mbrojtje dhe në regji në mesfushë në ndeshjen e sotme, duke u dorëzuar pa kushte përballë zikaltërve.

Bastoni dhe Turam shënuan me lehtësi në pjesën e parë, ndërsa gabimet e dukshme në mbrojtje në pjesën e dytë i dhanë mundësinë Lautaro Martinez, përsëri Turam e në fund edhe Boni, që të gjenin golat që do të çonin shifrat në 5-0, duke bërë debutimin në “San Siro” të trajnerit Kivu një spektakël të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco