Ernest Muçi është rikthyer në stërvitje me Beshiktashin. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte i pranishëm në dy ndeshjet e fundit të klubit turk, pikërisht për shkak dëmtimi.
Lajme të mira edhe për Kombëtaren e Shqipërisë ku mund të llogaritet nga Silvinjo.
Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar edhe spekulimet për të ardhmen, megjithatë Muçi shfaqet i përqendruar te Beshiktashi.
Sfida e radhës është e kthimit ndaj Luzanës, që vendos se cila prej dy skuadrave do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës. Përballja e parë mes tyre përfundoi me barazim 1-1. Muçi është i federuar për Europën, ndërsa data 28 gusht po afron.
Këtë javë luhet edhe sfida e javës së katërt në Superligën turke. Do të jetë transfertë ndaj Alanjaspor për Beshiktashin.
Muçi akoma nuk e ka luajtur ndeshjen e parë në kampionat© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: