Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Leverkusen dhe Sevilja afër marrëveshjes për mbrojtësin Loik Bade

Leverkusen dhe Sevilja afër marrëveshjes për mbrojtësin Loik Bade

22:52, 12/08/2025

Mbrojtësi i klubit spanjoll Sevilja, Loik Bade, po afrohet drejt një transferimi në Gjermani, te Bajer Leverkusen.

Kështu raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili tregon se lojtari në fjalë është Loik Bade.

Në kërkim të një zëvendësuesi për Xhonatan Tah, francezi u konsiderua shpejt si objektivi kryesor i drejtuesve të Leverkusen.

Negociatat mes palëve ishin lënë pak në harresë, duke krijuar spekulime se Erik ten Hag dhe ekipi i tij mund të ishin fokusuar diku tjetër.

Por, sipas lajmit të fundit të mediave, transferimi i Bade te Bajer Leverkusen duket se është përsëri në lojë.

Sipas raportit të gazetarit Fabricio Romano, diskutimet për transferimin për shifrën mbi 25 milionë euro po ecin mirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco