Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në Stamboll duke fituar 5-2 ndaj Feyenoord dhe duke kaluar kështu në play-off, një hap pranë grupeve të Champions League.
Holandezët kishin fituar në shtëpi 1-2 dhe sot e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar të parët në avantazh me mbrojtësin japonez Tsuyoshi Watanabe.
Por, fundi i pjesës së parë rezultoi shumë i bukur për vendasit, që shënuan dy gola të shpejtë.
Në minutën e 44-të, Archie Brown, i transferuar këtë merkato barazon shifrat.
Në shtesë, një tjetër i ardhur po këtë merkato, Jhon Duran, kalon turqit në avantazh.
Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho shënoi edhe tre herë të tjera me Fred 55’, Youssef En-Nesyri 83’ dhe Talisca 95’.
Goli i dytë për holandezët u shënua sërish nga Watanabe në 89’, që vlen vetëm për statistikë.
Fenerbahce do të ndeshet në play-off me fituesin e çiftit Benfica-Nice.
Fituesi do shkojë në grupet e Champions League, humbësi në grupet e Europa League.
Feyenoord do ndeshet në play-off për Europa League me humbësin e çiftit Benfica-Nice.
Fituesi do të shkojë në grupet e Europa League, humbësi në grupet e Conference League.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: