Nëpërmjet një letre të bërë publike pak minuta më parë, Real Madridi ka shprehur qëndrimin e vet sa i përket planeve që kishin dy klube të La Liga-s për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit spanjoll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klubi madrilen njofton se nëse Villareal-Barcelona do të luhet në Majemi, atëherë do të prisheshin rregullat e lojës.
Sipas madrilenëve, të gjitha skuadrat e La Ligës duhet që të luajnë nën të njëjtat kushte dhe se vetë kampionati spanjoll do të humbte integritetin nëse takimi do të zhvillohej në Majemi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: