Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi të enjten në ndeshjen e Conference League

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi të enjten në ndeshjen e Conference League

17:00, 12/08/2025

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë angazhimin në arenën europiane, teksa këtë të enjte do të vendosin drejtësi në ndeshjen Austria Wien – Baník Ostrava, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League.

Juxhin Xhaja është gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Arber Zalla dhe Emigers Gançi do të jenë asistentët e tij. Emanuela Rusta është arbitre e katërt.

Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.

Sfida do të luhet në Vienë, në stadiumin “Franz-Horr-Stadion”, duke nisur nga ora 21:00.

Ndeshja është mjaft e rëndësishme, pasi do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në fazën play-off të Conference League.

Takimi i parë ka përfunduar me fitoren e Baník Ostrava 4-3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco