Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Interi nis me shitjet, Sebastiano Espozito transferohet te Kaljari

Interi nis me shitjet, Sebastiano Espozito transferohet te Kaljari

16:19, 12/08/2025

Interi ka nisur të mendojë seriozisht për të rritur arkëtimet me qëllim që të provojë të mbyllë objektivat e fundit në këtë merkato, ku emri kryesor vijon të jetë ai i Ademola Lukman dhe duket se i pari që ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Milano është Sebastiano Esposito.

Esposito është gati të bëhet lojtar i ri i Kaljarit. Këtë mëngjes, pasi zgjidhi detajet e fundit për realizimin e marrëveshjes, sulmuesi në pronësi të Interit shkoi në Vila Stuart për të kryer vizitat mjekësore me klubin sard.

Vendimtar ishte tejkalimi i Kaljarit ndaj Parmës, që deri para disa ditësh ishte shumë pranë marrëveshjes për sulmuesin. Operacioni është në formë huazimi me detyrim blerjeje të vendosur në 4 milionë euro dhe me një përqindje nga një shitje e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco