Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Olimpija e Ljubjanës prezanton trajnerin e ri para ndeshjes me Egnatian

Olimpija e Ljubjanës prezanton trajnerin e ri para ndeshjes me Egnatian

16:37, 11/08/2025

Në prag të sfidës së kthimit kundër Egnatias në Conference League, Olimpija e Ljubjanës prezanton trajnerin e ri.

Holandezi Erwin van de Looi do të drejtojë skuadrën sllovene dhe do të debutojë në krye të saj në Rrogozhinë të enjten në mbrëmje.

Erwin van de Looi ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit me Olimpija e Ljubjanës.

53-vjeçari ka drejtuar më herët skuadrën Willem II, ka qenë trajner i kombëtares Under 21 të Holandës, ndërsa së fundmi ka drejtuar Heracles Almelo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco