KAS i Lozanës konfirmon dënimin e UEFA-s për klubin anglez, nuk ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Europës

KAS i Lozanës konfirmon dënimin e UEFA-s për klubin anglez, nuk ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Europës

16:21, 11/08/2025

KAS i Lozanës i ka dhënë të drejtë UEFA-s, duke mbajtur në fuqi vendimin për të mos lejuar pjesëmarrjen e Kristal Palas në Ligën e Europës.

Shkak është bërë rregulli i shumëpronësive që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në futbollin kontinental.

UEFA kishte konstatuar se si Kristal Palas, ashtu edhe Olimpik Lion që merrte pjesë në Ligën e Europës, kishin të njëjtët pronarë klubesh dhe kjo binte ndesh me rregulloret e pronësisë së klubeve në të njëjtin kompeticion.

Ndaj duke marrë për bazë renditjen e klubeve në kampionatet përkatës, me Lionin në vendin e 6 dhe Kristal Palas në të 12-tin, u vendos përjashtimi i këtij të fundit nga ky kompeticion, ku në fakt klubi kishte fituar të drejtën e pjesëmarrjes duke fituar Kupën FA.

Në vend të Kristal Palas në këtë turne do të marrë pjesë Notingem Forest, që bën kështu një hap më lart duke ndërruar vendet me klubin e dënuar.

Kjo, sepse Kristal Palas do të vazhdojë të luajë në Europë, por këtë radhë në Ligën e Konferencës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco