Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mbrojtësi vlonjat ndërpret kontratën me Skënderbeun

Mbrojtësi vlonjat ndërpret kontratën me Skënderbeun

19:30, 07/06/2017

Hektor Idrizaj largohet zyrtarisht nga Skënderbeu. Mbrojtësi vlonjat ka pasur ditën e sotme një takim me drejtuesit e klubit korçar, duke ndërprerë bashkëpunimin me konsensus.

Idrizaj u transferua te Skënderbeu në verën e vitit të kaluar nga Flamurtari, skuadër ku ishte aktivizuar për dy sezone radhazi si titullar fiks. Por, dëmtimi që pësoi në fillim të këtij sezoni e penalizoi mbrojtësin e krahut të djathtë, duke bërë që të reduktoheshin shumë, hapësirat në dispozicion të tij.

Tashmë Idrizaj do të vijojë karrierën futbollistike në një tjetër skuadër. Në të kaluarën, mbrojtësi 28-vjeçar është aktivizuar edhe me Bylisin e Teutën përveçse me Flamurtarin dhe Skënderbeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco