Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Guardiola motivon Cityn: Nuk kemi frikë nga Reali, duam sërish tripletën

Guardiola motivon Cityn: Nuk kemi frikë nga Reali, duam sërish tripletën

19:37, 16/04/2024

 

Numri një i stolit të Manchester Cityt, Pep Guardiola është shfaqur optimist para ndeshjes së Champions ndaj Realit.

Çfarë mendoni për Real Madridin? Nuk kemi frikë nga Real Madridi, por e respektojmë shumë. Unë i kam respektuar gjithmonë madrilenët. Nëse arrijnë të na mundin, do t’i urojmë. Nuk e dimë se kush do të luajë nesër ose si do të luajë Real Madridi. Sidoqoftë, e dimë mirë se ne duhet të luajmë më mirë se në çerekfinalen e parë.

A ka dallime nga përballja e vitit të kaluar? Nëse do të kishim luajtur dje kundër Real Madridit, do të ishte ndryshe nga ndeshja e nesërme. Nuk ka dy ndeshje të njëjta. Është e komplikuar, por ëndrra jonë është të fitojmë përsëri.

 A ju kujtohen gjysmëfinalet mes Real Madridit dhe Barçës më 2011? Real Madrid-Barcelona janë ndeshje me shumë presion dhe tension. Duhet të mos ndikohemi nga e kaluara. Tani gjithçka është më e vështirë.

A mund ta fitoni sërish tripletën? Ne kemi ende ndeshje të “FA Cup”, jemi vetëm dy pikë përpara në Premier League. Nuk ka mbaruar ende sezoni, sikurse nuk kemi fituar ende asgjë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Vitin e kaluar mendova për tripletën pasi fitova ‘FA Cup’. A është Real Madridi më i fortë këtë sezon? Nuk jam dakord me këtë gjë. Real Madridi i vitit të kaluar ishte gjithashtu shumë i mirë me Benzema dhe Modric. Kur them gjëra pozitive për Real Madridin, njerëzit nuk më besojnë, si kur isha futbollist, ashtu edhe tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco