Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tenis/ Rafael Nadal rikthehet të luajë në Barcelonë, Alcaraz ngre ‘flamurin e bardhë’

Tenis/ Rafael Nadal rikthehet të luajë në Barcelonë, Alcaraz ngre ‘flamurin e bardhë’

12:25, 16/04/2024

Një tenist spanjoll rikthehet të luajë një tjetër tërhiqet. Rafael Nadal, ish-numri 1 në botë, ka konfirmuar se do të luajë në turneun e Barcelonës, që nis sot.

Kjo është ndeshja e parë e Nadal që nga janari, ku luajti në Brisbane para se të tërhiqej.

“Jam stërvitur mirë këtë javë dhe mendoj se jam gati për të luajtur. Nuk kam pritshmëri të larta, por dua të shoh veten time në këtë sipërfaqe. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe të luaj sa më shumë, pa sforcuar veten”, tha Nadal.

Ndërkohë, ai që ka ngritur “flamurin e bardhë” është talenti spanjoll Carlos Alcaraz. Ai është ende i dëmtuar në shpatullën e djathtë, ku ndjen dhimbje.

Ndaj, 20-vjeçari vendosi të mos paraqitet në turneun e Barcelonës. Jo vetëm kaq, por Alcaraz rrezikon të mos luajë as në turneun Masters të Madrid, pas 10 ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco