Luiza Gega synon medaljen e artë në Krosin Ballkanik

Luiza Gega synon medaljen e artë në Krosin Ballkanik

15:03, 08/11/2023

 

Pas triumfeve radhazi si kampione e Europës si individe dhe si ekip, pas medaljes së artë mesdhetare dhe pas vendit të pestë vjet në Kampionatin Botëror në SHBA, veterania e atletikës, Luiza Gega do të provojë krosin ballkanik.

bëhet fjalë për garën e kros kauntrit, pra vrapimi në terren natyral pyjor dhe kodrinor, një itinerar I veçantë që nuk ka qenë aspak në programin e saj gjatë gjithë karrierës.

Konkurrimi do të jetë në 11 nëntor në qytetin bullgar, Pirdop. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, njëkohësisht president I Federatës Shqiptare të Atletikës, tregon se synimi I Gegës është vendi I parë, pra medalja e artë.

Pasi është shpallur disa herë kampione e Ballkanit në disiplinat e saj, atletja kuqezi do të kërkojë një titull ndryshe në Gadishull. Është interesant fakti se po në Bullgari, Shqipëria ka fituar medaljen e parë dhe të vetme të artë në krosin ballkanik.

Kjo ndodhi në 1966 kur skuadra e femrave e përbërë nga Elisabeta Muço, Lumturi Markolaj dhe Adile Dali doli kampione në Varnë nën drejtimin e trajnerit Sokol Morina.

Ekipi shqiptar la pas Jugosllavinë e fortë që udhëhiqej nga kampionia e Europës, legjenda e ndjerë Vera Nikoliç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco