Aty ku ndodhet Shqipëria, Jorginho: E sigurt është që grupi ynë do të dhurojë spektakël

Aty ku ndodhet Shqipëria, Jorginho: E sigurt është që grupi ynë do të dhurojë spektakël

15:08, 11/06/2024
A+ Aa A-

Mesfushori i Italisë, Jorginho, foli për faqen zyrtare të UEFA-s përpara fillimit të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ku skuadra e Luciano Spallettit do të përballet në grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.

I pyetur pikërisht për vështirësinë e grupit ku ndodhet Italia, ai theksoi se kanë kundërshtarë të fortë, ndërsa shtoi se e sigurt është që ky grup do të dhurojë spektakël për futbolldashësit.

“Po, është një grup i vështirë me ekipe të mëdha. Është një grup që do të na mbajë të zënë, por ne do të luajmë fort sepse edhe ne jemi një ekip i madh. Mendoj se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer për ata që e duan futbollin”, tha mesfushori italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco