Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Wayne Rooney rrëfen historinë rrëqethëse dhe ‘dramën’ me alkoolin: Pija derisa gati humbisja ndjenjat

Wayne Rooney rrëfen historinë rrëqethëse dhe ‘dramën’ me alkoolin: Pija derisa gati humbisja ndjenjat

20:15, 07/11/2023

Nuk mund të jetë aspak e lehtë të jesh vetëm njëzet vjeç dhe të konsiderohesh ylli i ri i futbollit anglez dhe botëror.

Wayne Rooney e di mirë këtë, pasi ishte shumë i ri dhe menjëherë e gjeti veten me një ngarkesë të konsiderueshme presioni dhe pritshmërish të gjitha mbi supet e tij.

Një situatë e vështirë për t’u menaxhuar, sidomos në atë moshë dhe që e shtyu ish-sulmuesin e Evertonit dhe Manchester United të kapej pas shishes së alkoolit.

Ai foli hapur për këtë në podkastin e Rob Burrow, një ish-kampion i regbisë që vuante nga një sëmundje e neuroneve motorike.

Historia e ish-lojtarit të kombëtares së Anglisë është e sinqertë dhe pothuajse çliruese: “Isha pak më shumë se 20 vjeç. Kthehesha në shtëpi dhe qëndrova atje për dy ditë pa dalë. Pija derisa gati humbisja ndjenjat. Alkooli ishte çlirimi im. Nuk doja të qëndroja me njerëz, sepse ndonjëherë ndihesha në siklet”, shpjegoi Wazza.

Fjalët e Rooneyt tingëllojnë si një paralajmërim për të rinjtë: “Ndonjëherë më dukej sikur i kisha zhgënjyer njerëzit. E në fund nuk dija si ta përballoja ndryshe këtë situatë. Kur nuk pranon ndihmën dhe udhëzimet e të tjerëve, vërtet mund të biesh në fund. E mua më ka ndodhur për shumë vite. Për fat, tani nuk kam frikë të flas për këto çështje”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco