Granada e Myrto Uzunit përjashtohet nga Kupa e Mbretit në Spanjë

Granada e Myrto Uzunit përjashtohet nga Kupa e Mbretit në Spanjë

17:39, 07/11/2023

Granada është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pas aktivizimit të portierit Adrian Lopez, i cili nuk ishte i federuar.

Granada fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Arosa-s të enjten e kaluar në Kupën e Mbretit, megjithatë klubi ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u përjashtua nga Federata Spanjolle e Futbollit, pasi theu rregullat.

Pas vendimit të Federatës Spanjolle, Arosa mori fitoren 3-0 në tavolinë dhe kaloi në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, ndërsa Granada e mbylli rrugëtimin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco