Maqedoni e Veriut/ Shkëndija dhe Struga eliminohen nga Kupa, kualifikohet Shkupi

Maqedoni e Veriut/ Shkëndija dhe Struga eliminohen nga Kupa, kualifikohet Shkupi

17:39, 25/10/2023

Shkëndija e Tetovës dhe Struga, skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut, eliminohen nga Kupa në raundin e 1/8-ve.

Ndërkohë që Shkupi kalon në çerekfinale falë suksesit 4-0 përballë Ohrid.

Kuqezinjtë e Shkëndijës u mposhtën 3-2 në transfertë nga Rabotnicki.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Stojanovskit, por Shkëndija përmbysi rezultatin në pjesën e parë falë golave të Cakes dhe Elezit.

Gjithsesi, skuadra shqiptare nuk e menaxhoi avantazhin dhe u përmbys nga realizimet e Gandos dhe Mazarit.

Jashtë Kupës së Maqedonisë së Veriut edhe Struga, që e mbylli në barazim 0-0 derbin e Liqenit kundër Voska Sport.

Skuadra nga Ohri iu fal penalltive për të vijuar rrugëtimin në fazën çerekfinale.

Feston me “poker” Shkupi. Bardhekaltrit mposhtën 4-0 Ohrid, duel ku golat e kryeqytetasve u shënuan nga Dudu, Trapanovski, Queven dhe Mladenovski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco