'Duhet të dish të dëgjosh veten dhe të thuash mjaft', Hazard njofton tërheqjen e tij nga futbolli profesionist

'Duhet të dish të dëgjosh veten dhe të thuash mjaft', Hazard njofton tërheqjen e tij nga futbolli profesionist

13:12, 10/10/2023

Pa ekip që kur i tha lamtumirë Real Madrid, belgu Eden Hazard sapo ka shpallur zyrtarisht fundin e karrierës së tij. Ylli i futbollit botëror var këpucët pas 16 sezonesh si lojtar profesionist.

“Duhet të dish të dëgjosh veten dhe të thuash mjaft në momentin e duhur. Pas 16 vitesh karrierë dhe më shumë se 700 ndeshje të luajtura, vendosa t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist”.

Në këtë mënyrë, Hazard ka shpallur fundin e karrierës së tij profesionale. Në 623 ndeshje në total me klube, Hazard ka shënuar 167 gola dhe ka asistuar 157 herë.

Kulmin e karrierës së tij e pati me klubin e Chelsea, ku në 352 ndeshje me londinezët, Hazard shënoi 110 gola dhe asistoi 92 herë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco