Al Nassr -Abha/ Super asist nga Ronaldo, por nuk mjafton

Al Nassr -Abha/ Super asist nga Ronaldo, por nuk mjafton

22:54, 06/10/2023

Al Nassr ka barazuar ndaj Abha me rezultat 2-2 në javen e nëntë të kampionatit saudit. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e tretë me anë të Otavios, dhe golit i parapriu një aksion madhështor.

 

Cristiano Ronaldo e priti topin me shpinë me portën kundërshtare dhe nga një situatë e tillë luajti me thembër për Marcelo Brozovicin. Përfaqësuesi kroat u fut në zonën e penalltisë së Abhas, u kthye, mashtroi portierin dhe asistoi te Otavio që shënoi.

 

 

Anderson Talisca rriti epërsinë në 2-0 në minutën e 28-të, por mysafirët pastaj barazuan me golat e Saad Bguir dhe Toko Ekambit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco