Drejtori i Bayernit konfirmon se kur do të kthehet Manuel Neuer

Drejtori i Bayernit konfirmon se kur do të kthehet Manuel Neuer

13:30, 05/10/2023

Drejtori sportiv i Bayernit të Mynihut, Kristof Frojnd, ka hedhur më shumë dritë mbi datën se kur kapiteni Manuel Neuer do të jetë sërish aktiv në kuadrat pas lëndimit të rëndë në muajin dhjetor të vitit 2022.

“Do të presim edhe pak ditë për ta parë Neuer në krye të detyrës. Me shumë gjasa sfida kundër Gallatasarajit do të jetë e duhura që ai të jetë në pozitën e numrit 1.

Manueli na ka munguar të gjithëve. Procesi i rikuperimit po ecën shkëlqyeshëm dhe ai ka dhënë reagimin e duhur në të gjitha testet e kryera, sikurse me seancat stërvitore, tregues se është i gatshëm të japë më të mirën”, tha Frojndi.

Takimi me Gallatasarajin korrespondon me javën e 3-të në Ligën e Kampionëve, konkretisht 24 tetor, e cila do të zhvillohet në tempullin e ekipit turk.

Vlen të theksohet se rivali kryesor për Neuer do të jetë pa diskutim Sven Ulrish, i cili dhuroi paraqitje heroike në suksesin e ndërlikuar kundër Kopenhagenit, teksa ndali një gol thuajse të sigurt në limitet e kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco