Ndeshjet e sotme në Champions League, spikat supersfida Dortmund-Milan

Ndeshjet e sotme në Champions League, spikat supersfida Dortmund-Milan

09:07, 04/10/2023

Sonte në mbrëmje do të zbresin ekipe të tjera të mëdha në fushë, për t’u përballur në raundin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Superfida e mbrëmjes padyshim cilësohet ajo mes Dortmundit dhe Milanit, në orën 21:00.

Verdhezinjtë në ndeshjen e parë u mposhtën nga PSG-ja, ndërsa kuqezinjtë e Piolit arritën të marrin vetëm 1 pikë ndaj Njukasëllit të Tonalit.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë 3 pikët në “Signal Iduna Park”.

Barcelona do të sfidojë Porton në transfertë, teksa do të kërkojë fitoren e dytë radhazi pas turpëroi Antverpin me 5 gola në ndeshjen e parë në fazën e grupeve.

Duele interesante priten te jenë dhe ato mes Njukasëllit dhe PSG-së dhe Lajpcig-Mançester Siti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco