Sociedad merr kreun e grupit, Union Berlin përmbyset nga Braga

Sociedad merr kreun e grupit, Union Berlin përmbyset nga Braga

21:23, 03/10/2023

 

Real Sociedad fiton në ndeshjen e dytë të Grupit D në Champions League dhe e bën këtë në transfertë ndaj Salzburg. Baskët triumfuan me shifrat 0-2 me të dy golat që i realizuan në pjesën e parë në harkun e 27 minutave. Ai që hapi llogarinë e ndeshjes ishte Oyarzabal ndërsa dysfishoi Mendez. Në fraksionin e dytë, spanjollët menaxhuan më së miri avantazhin dhe morën tre pikë që i garantojnë për momentin kreun e grupit me katër pikë.

Nga ana tjetë, Salzburg mbetet në kuotën e tre pikëve dhe momentalisht mban vendin e dytë, në një grup ku gjendet edhe Interi me Benfican.

Në ndeshjen tjetër, atë të Grupit C, Union Berlin u mposht në shtëpi nga Braga me shifrat 2-3. Në fakt, u duk si një takim që do të shkonte në krah të gjermanëve të cilët shënuan dy herë brenda shtatë minutave (30 dhe 37) me anë të Becker. Por, në të 41-tën Niakite hapi llogaritë e sfidës dhe në fraksionin e dytë, Bruma barazoi shifrat.

Braga kërkoi më tepër nga kjo sfidë dhe në të 94-tën gjeti golin e fitores me Castron. Pas kësaj ndeshje, Union Berlin mbetet në kuotën e zero pikëve ndërsa Braga merr tre pikët e para në një grup ku bën pjesë edhe Napoli me Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco