Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Pasi hapi 'thesin' për futbollistët, Arabia nis të blejë edhe arbitrat më të mirë të Europës

Pasi hapi 'thesin' për futbollistët, Arabia nis të blejë edhe arbitrat më të mirë të Europës

16:27, 29/09/2023

Milionat e Arabisë Saudite transformuan, këtë verë, merkaton në futboll. Pamë transferime të çmendura dhe legjionarë të Seria A e Premier League që zgjodhën Pro Ligën për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos.

Por dëshira e arabëve për të pasur një prej ligave më të forta në futbollin e së ardhmes, ka bërë që “thesi” me miliona të hapet edhe për arbitrat.

Gjyqtarët kryesore të kontinentit të vjetër tashmë janë në qendër të projektit dhe sipas “The Times”, Pro Liga saudite ka nisur përpjekjet për të bindur disa gjyqtarë anglezë që të arbitrojnë ndeshjet e tyre, duke hapur kështu dritaren për një treg të paprecedentë.

Në qendër të vëmendjes nuk janë vetëm zyrtarët e ndeshjes nga përtej Kanalit, por edhe kolegë të tjerë evropianë që kanë kaluar tashmë kufijtë e Gadishullit Arabik në të kaluarën për të marrë pjesë në disa ndeshje miqësore.

Faktori ekonomik pritet që të ketë ndikim të menjëhershëm, duke pasur parasysh faktin se Michael Olivier fitoi 3471 euro vetëm për arbitrimin e ndeshjes mes Al Hilal dhe Al Nassr, një tarifë e cila nëse do të ishte konsistente në të gjithë sezonin, mund të ishte shumë më fitimprurëse sesa pagesat që ofron Evropa.

Arbitri në fjalë udhëtoi me klasin biznes për në Riad, ku fitoi për një ndeshje dyfishin e asaj që mund të kishte fituar nëse do të arbitronte në Premier League, ku gjatë një viti fiton nga 139.000 deri në 347.000 euro.

Në muajt e fundit, Arabia Saudite është bërë papritur destinacioni qendror për futbollin botëror dhe pasi kanë siguruar shërbimet e kampionëve si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Neymar, sheikët nuk do të kursehen aspak për t’i “vjedhur” Europës më të mirët e arbitrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco