Parashikimi i Kasanos: Milani do të eliminohet në fazën e grupeve të Championsit

Parashikimi i Kasanos: Milani do të eliminohet në fazën e grupeve të Championsit

12:18, 29/09/2023

Ish-lojtari i kombëtares së Italisë, Antonio Kasano, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport Italia”, ku është ndalur pikërisht te Milani dhe Championsi.

“Milani dukej patetik në ndeshjet kundër Interit dhe Njukasëllit. Ishte një pamje e trishtuar. Me atë nivel futbolli, skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet dhe mendoj se do të eliminohet nga Championsi. Në përgjithësi, kam një parandjenjë se Milani do të përfundojë në vendin e fundit në grup”, deklaroi ai.

Në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, kuqezinjtë e Piolit do të udhëtojnë drejt Gjermanisë ku do të përballen me Borusia Dortmundin, të mërkurën e 4 tetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco