Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gafa e gjyqtarit me Brojën, tërbohet Poçetino dhe tifozët e Çelsit

Gafa e gjyqtarit me Brojën, tërbohet Poçetino dhe tifozët e Çelsit

09:05, 29/09/2023

Çelsi arriti një fitore minimale në Kupë ndaj Brajtonit para dy ditësh, ku pak minuta në fundin e ndeshjes mori edhe Armando Broja.

Por, një episod në minutën e 92-të nuk ka lënë shije të mirë te tifozët e bluve, ku trajneri Mauricio Poçetino, për më tepër, është ndëshkuar nga gjyqtari kryesor me karton të verdhë, pasi protestoi për një pozicion jashtë loje të akorduar gabimisht. Poçetino dhe tifozët u tërbuan kur në momentin që një prej mesfushorëve të Çelsit nisi një top për Armando Brojën dhe sulmuesi kuqezi ishte në gjysmëfushën e tij, anësori akordoi pozicion jashtë loje.

Rregullat thonë se nuk është e mundur që një lojtar të jetë jashtë lojë në gjysmëfushën e vet, kështu që Poçetino reagoi, çka i kushtoi edhe ndëshkimin me karton të verdhë.

“Broja, me sa duket, është jashtë loje. Ai është në gjysmën e tij. Unë dua të qesh. Por në të vërtetë nuk është as qesharake. Është patetike”, ishte ironia e njërit prej tifozëve në “Twitter”.

Një tjetër shtoi: “Dhe ata patën “by*** të ndëshkonin Poçetinon, kur ai bërtiti. E pabesueshme”.

Një i tretë shkroi: “E turpshme të kryesh detyrën”.

Ndërsa një tifoz i katërt komentoi: “Nuk mund të gënjej, në ndeshjen Çelsi-Brajton duhet të jetë një nga arbitrat më të këqij që kam parë kohët e fundit. Pothuajse sikur zyrtarët të punonin pa një libër rregullash”.

Ndërkohë, pavarësisht fitores, Çelsi i gëzohet edhe rikthimit të Armando Brojës, i cili do të jetë një alternativë më shumë për Poçetinon, duke parë edhe nisjen jo të mirë që londinezët kanë bërë në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco